Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe janë të gatshme për bisedime me Iranin NULL NULL 15.06.2025 22:18 15.06.2025 22:18 Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe janë të gatshme të zhvillojnë bisedime të menjëhershme me Iranin mbi programin bërthamor të Teheranit në një përpjekje për të de-përshkallëzuar situatën në Lindjen e Mesme. Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv. Wadephul, i cili është për një vizitë në Lindjen e Mesme, tha se po përpiqej të kontribuonte drejt një de-përshkallëzimi të konfliktit midis Izraelit dhe Iranit, duke vënë në dukje se Teherani më parë nuk kishte shfrytëzuar mundësinë e bisedimeve konstruktive. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.