Gjermania flet e para për diasporën - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjermania flet e para për diasporën

NULL NULL
25/05/2015
Ministria e Diasporës ka filluar dëgjimet publike për ndryshimin e Ligjit të Diasporës dhe Mërgatës.

Konsultimet e para publike u mbajtën në Gjermani, përkatësisht në qytetet e Shtutgardit dhe Minhenit, ku morën pjesë përfaqësues të shoqatave, bizneseve, mediave dhe individë nga diaspora për të diskutuar mekanizma konkret dhe ide të cilat do të shtoheshin në Ligjin e ri.

Në dëgjimet publike në Shtutgard, mori pjesë edhe Konzulli i Kosovë,. Faket Kajtazi ndërsa në Minhen, Konzulli i Përgjithshëm, Naser Idrizi, së bashku me delegacionin e Ministrisë së Diasporës të përbërë nga Kushtrim Sheremeti, Mentor Borovci dhe Behar Isma.

Pjesëmarrësit në këtë forum e mirëpritën iniciativën e ministrisë që udhëhiqet nga Valon Murati  për ndryshim/plotësimin e Ligjit aktual për diasporën.