11:49, 30 Maj 2020

Gjermania ka kritikuar ashpër vendimin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të ndërprerë lidhjet me Organizatën Botërore të Shëndetit, transmeton Klan Kosova.

Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn thotë se kjo është “zhgënjyese” dhe një pengesë për shëndetin global.

“Kjo është një reagim zhgënjyes për shëndetin global. Nëse OBSH-ja duhet të bëjë ndonjë ndryshim për të ardhmen duhet reforma. BE-ja duhet të marrë një rol udhëheqës dhe të angazhohet më financiarisht. Kjo është një nga përparësitë për presidencën tonë të BE-së”, ka shkruar Spahn në rrjetin social Twitter, shkruan BBC.

Trump dje ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i ndërpresin lidhjet me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Sipas kreut të Shtëpisë së Bardhë, OBSH nuk ka arritur t’i përgjigjet në mënyrë të duhur pandemisë Covid-19 për shkak se Kina ka “kontroll të plotë” mbi organizatën globale.

Konkurs Pune

Lexo më shumë