Gjermani: Treni godet për vdekje dy mërgimtarë nga Kosova NULL NULL 17.12.2022 22:40 17.12.2022 22:40 Një aksident fatal ka ndodhur në Gjermani, ku dy mërgimtarë nga Kosova, janë goditur për vdekje nga treni. E gjithë ngjarja sipas medieve gjermane ka ndodhur gjatë së premtes, në mbrëmje, transmeton Klankosova.tv. Pas aksidentit, linja hekurudhore midis Mainz-Kastel dhe stacionit Wiesbaden-Ost është mbyllur në të dy drejtimet për rreth tre orë. Rasti ka ndodhur kur dy personat kanë qenë duke kaluar shinat, kur janë goditur nga treni. Sipas medieve gjermane as freni emergjent s’ka mundur që ta parandalojë aksidentin tragjik. Ndërkohë, 75 udhëtarët që kanë qenë brenda në tren, nuk janë lënduar asnjë prej tyre.