Gjermani: Gjoba e papaguar e lë 56-vjeçarin pa ardhur në Kosovë NULL NULL 1 month më parë 1 month më parë Kushdo që i duhet të fluturojë nga Aeroporti i Munihut duhet të ketë parasysh gjobat e papaguara. Veçanërisht nëse ndonjë udhëtar nuk e ka paguar ndonjë gjobë që obligohet me vendim të gjykatës, sepse mund të përballet me paraburgim. E një rast të tillë e pati edhe një 56-vjeçar nga Kosova. Ai kishte një gjobë të papaguar prej 150 eurosh. Gjykata e kishte dënuar në vitin 2021, por nuk e mori seriozisht vendimin e organit të drejtësisë. Atij iu ndalua fluturimi për në Kosovë, pas urdhrit të prokurorisë së Passaut, që kërkonte pagesën e gjobës ose arrestimin e 56-vjeçarit, shkruan Suddeutsche Zeitung, përcjell Klankosova.tv. Rasti ka ndodhur të dielën pasdite, pikërisht kur burri ishte duke udhëtuar për në vendlindje. 56-vjeçarit iu shtua dënimi në 240 euro, gjë që nuk paraqiste problem për të. Por, procedurat e tejzgjatura bënë që burri nga Kosova të anulonte fluturimin për ndonjë herë tjetër, transmeton Klankosova.tv.