Gjermani: Dënohet me burgim të përjetshëm një pjesëtar i ISIS-it NULL NULL 30/11/2021 30/11/2021 Gjykata e Lartë në Frankfurt e ka dënuar me burgim të përjetshëm një burrë irakian, i cili akuzohet se kishte kryer gjenocid ndaj pakicws Yazidi. Taha Al-Jumailly, 29 vjeç, u shpall fajtor për gjenocid, krime kundër njerëzimit me rezultat vdekjen, krime lufte, ndihmë dhe mbështetje të krimeve të luftës dhe lëndim trupor me rezultat vdekjen pas anëtarësimit në ISIS më 2013. Prokuroria thonë se i akuzuari dhe tashmë ish-bashkëshortja e tij, një grua gjermane me emrin Jennifer Wenisch, kishin blerë një grua të komunitetit Yazidi dhe fëmijën e saj për t’u shërbyer si skllave shtëpiake përderisa jetonin në Mosulin e pushtuar nga ISIS-i më 2015, raportojnë mediat gjermane përcjell Klankosova.tv. Irakiani, 29 vjeçar akuzohet se e kishte lidhur me zinxhir vajzën 5-vjeçare për një dritare jashtë, duke e lënë në vapën prej 50 gradësh si dënim pse e kishte lagur dyshekun, duke e shkaktuar vdekjen e fëmijës nga etja. Nëna e viktimës dëshmoi në Frankfurt dhe Munchen, duke thënë se është dhunuar seksualisht shumë herë nga anëtarët e ISIS-it, pasi ata ishin futur në fshatin e saj në veriperëndim të Irakut, në gusht të vitit 2014.
Ndërkombëtar 20 yje fëmijë, pamja e të cilëve si të rritur na mahniti plotësisht (FOTO) 2 minuta më parë