Gjermani: Boksieri shqiptar feston me plis në kokë (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjermani: Boksieri shqiptar feston me plis në kokë (VIDEO)

NULL NULL
30.04.2023 22:24
Roberto Bakaj

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj, ka arritur edhe një fitore.

Ai e ka mposhtur kundërshtarin e tij Ajubi, me knock-out.

Lufta u zhvillua në Bochum të Gjermanisë.

E pas fitores, boksieri shqiptar e ka vendosur plisin në kokë.

Siç shihet në pamje, ai në pjesën e majtë të gjoksit e ka tattoo shqiponjën “dykrenare”, simbol i identitetit kombëtar.

Shkodrani, deri më tani ka nëntë lufta të zhvilluar, dhe nga to të gjitha i ka të fituara.

Më herët shqiptari kishte pasur një meç edhe me një boksier serb, të cilin e kishte hedhur në dysheme./ Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.