20:52, 5 Tetor 2019

Gjermania krijon shumë mbeturina nga letrat dhe kartoni se secili vend tjetër.

Sipas një shkrimi nga gazeta ”Saarbruecker Zeitung”, vitin e kaluar ishin mbi 241 kilogramë për person.

”Vitin e kaluar, kjo shifër ishte 241,7 kilogram për person, e renditur para SHBA-së, shifra e së cilës ishte më pak se 211 kilogram”.

Sipas kësaj arsyeja e arritjes së këtyre shifrave janë rritja e blerjeve online.

“Ka patur një rritje të konsiderueshme në përdorimin letrës për paketim, nga më pak se 70 kilogram për person në vitin 1991, në 96,3 kilogramë në vitin 2018. Qeveria deklaroi se arsyeja ishte rritja e blerjeve online.”

Megjithatë, qeveria dhe agjencitë e saj kanë pjesën e tyre të fajit.

Rreth 1,15 miliardë fletë letre u përdorën nga ata në vitin 2015. Kjo shifër ra në 1,05 miliardë vitin e kaluar.

Zëdhënësja e Partisë së Gjerlbërt, Bettina Hoffman u shpreh se prodhimi i letrës kërkon prerjen e pemëve, gjë që do të krijonte një hapësirë sa 40 mijë fusha futbolli.

Ajo bën thirrje që reduktimi i mbetjeve të letrës dhe kartonit të mbështetet me ligj.

Konkurs Pune

Lexo më shumë