20:26, 15 Maj 2019

Ministria e Shëndetësisë, përmes Projektit të Shëndetësisë Kosovare në kuadër të huamarrjes nga Banka Botërore, ka nënshkruar kontratë me kompaninë e njohur gjermane ICME për menaxhim të spitaleve kosovare.

Në bazë të kësaj marrëveshje, kompania gjermane ICME do të angazhohet në tri shtylla kryesore që do të ndikojnë drejtpërdrejt në inxhinierimin e proceseve kyçe të menaxhimit sipas përvojave ndërkombëtarre.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Ministri i shëndetësisë, Uran Ismaili, tha se QKUK dhe spitalet e përgjithshme kanë pasur mungesë të theksuar të menaxhimit të mirëfilltë spitalor ku si pasojë këtë situatë e kanë vuajtur pacientët, por edhe vet profesionistët shëndetësor.

Kronikë e zgjeruar nga gazetarja Rejhane Selimi.

 

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë