Gjërat që s’duhet t’i bëni në diell - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjërat që s’duhet t’i bëni në diell

NULL NULL
09/08/2015

Dielli, aq sa është i bukur aq është edhe i rrezikshëm për shëndetin tonë. Gjatë ditëve të verës është e pamundur që të mos i ekspozohemi diellit, sidomos kur jemi me pushime në plazh. Mirëpo ka disa gjëra që duhet t’i dimë para se t’i dalim diellit përpara.

Kujdes me lëngjet e frutave

Kur jeni në plazh dhe nëse lëngu i frutave derdhet mbi lëkurën tuaj, duhet ta lani menjëherë. Nëse e lini që të thahet në diell, kjo mund të shkaktojë ndonjë reaksion në lëkurë. Nuk është e thënë se ndodh gjithmonë, por dermatologët tërheqin vëmendjen sa i përket kësaj gjëje. Ky reaksion kimik që shkaktohet pas kontaktit të lëkurës më lëngun e ekspozuar në diell, në gjuhën e mjekësisë njihet si phytophotodermatitis.

Nuk duhet të lyheni me krem kundër diellit

Po e lexuat mirë. Por kjo nuk do të thotë që nuk duhet të lyheni me krem kundër diellit, por jo në diell. Do të thotë jo pasi të dilni në plazh. Lyerjen duhet ta bëni brenda, mirë e mirë 30 minuta para se të dilni jashtë. Kjo për shkak se lëkurës i duhet kohë që të thithë tërë kremin dhe që mbrojtja të funksionojë. Lëkurës tuaj do t’i duhet që ta konsumojë sasinë e proteinave mbrojtëse, dhe nëse rrini 30 minuta në diell, edhe pse jeni lyer, lëkura juaj ende është e pambrojtur.

S’duhet ta leni kremin në diell

Assesi kremin tuaj kundër diellit nuk duhet ta lini jashtë. Formula me të cilën është ndërtuar, shkatërrohet në kontakt me temperaturat e larta.

Të përdorni ilaçe

Nëse nuk ndjeheni mirë, është më mirë të rrini të mbyllur në shtëpi. Përdorimi i ilaçeve e pastaj ekspozimi i trupit në diell është i dëmshëm.

Vrapimi në temperatura të larta

Në klimë të ngrohtë, trupit i duhet ekstra punë për të rregulluar temperaturën e brendshme. Ju gjithashtu dehidratoheni shumë më shpejtë, dhe do të jetë e vështirë për trupin që të kthehet në gjendje normale.