Gjërat që duhet t’i dini për thinjat NULL NULL 19.06.2019 20:05 19.06.2019 20:05 Dalja e thinjave nuk do të thotë që ne po plakemi. Ato fillojnë të dalin kur folikulat e rrënjëve nuk prodhojnë më melaninë, pigmentin që u jep ngjyrë flokëve. Kjo gjë ndodh zakonisht në të 30-at, por nuk do të thotë që një 20-vjeçare mund të mos ketë thinja. Përveç melaninës ka faktorë të tjerë që nxitin daljen e thinjave. Një problem shëndetësor Tiroidet – mund të ndikojnë në shfaqjen e thinjave. Edhe sëmundje të tjera që kanë të bëjnë me rënien e imunitetit, ndikojnë tek flokët. Mungesë vitaminash Mungesa e vitaminave, kryesisht e B12. Këtu theksojmë dietat drastike, si.psh ata që vendosin të ndjekin një dietë vegjetariane apo vegane. Ata duhet përdorin si suplement B12, sepse rrezikon aneminë. Stresi- nëse shikoni thinja në të 20-at nuk është normale. Vetëm nëse edhe prindërit janë thinjur pothuaj në këtë moshë, një nga arsyet mund të jetë stresi dhe stili i jetës. Duhanpirja- nëse je duhanpirës i rregullt me shumë mundësi thinjat i ke parë që në 20-at. Ndoshta nuk shikoni thinja në skalp, por ja që shenjat në këtë rast shfaqen në folikula./Oranews *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 6 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 6 orë më parë