Gjërat e përditshmërisë që i ndryshoi teknologjia! NULL NULL 02.08.2021 12:42 02.08.2021 12:42 Dikur bota funksiononte më ndryshe! Shumë gjëra që ishin pjesë e përditshmërisë së njerëzve, përveç që krijoheshin nga duart e njeriut, por edhe funksionin e kryenin përmes fuqisë punëtore. Vitet kanë kaluar dhe tani një gjë e tillë nuk ekziston më! Arritja teknologjike ka bërë që shumë gjëra të kthehen në funksionin elektronik, thjesht përmes një butoni, transmeton Klankosova.tv. LIBRI Në mesin e shumë gjëra që i ka shkelur teknologjia janë edhe librat. Shumica mund të duan ende një libër, por gjithnjë e më shumë shohin vetën duke e mashtruar dashurinë e parë me të dashurën e re, “zonjën Kindle”. GAZETAT Ashtu si librat, edhe gazetat më nuk shiten si dikur. Ato që dikur njoftonin masën për të rejat e fundit, janë zëvendësuar nga portalet online. ÇELSAT E VETURËS Kush kishte me thënë që do vij dita e që veturën do ta hapnim me vetëm një buton. Kjo kohë moderne e teknologjisë na solli edhe një gjë të tillë. PARAT E GATSHME Dikur kuletën tuaj e keni pasur përplot me të holla, ndërsa në ditët e sotme ato para janë bërë elektronike, pagesat tuaja mund ti bëni përmes një kartele apo edhe telefonit të mençur. MTV Dikur kalonin orë të tëra para televizorit, saktësisht para kanalit MTV, që të prisnim transmetimin e këngës së preferuar… ndërsa tani kemi kanalin Youtube. ALARMI Nuk ka më goditje mbi orët… ato ka kohë që janë zëvendësuar me alarmet nga telefonat e mençur *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.