Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjeorgjia e Çekia ndajnë pikët, “përfiton” Shqipëria

NULL NULL
22.06.2024 17:30
Lojtarët çekë dhe gjeorgjianë. Foto: AFP
Lojtarët çekë dhe gjeorgjianë. Foto: AFP

Gjeorgjia dhe Çekia i kanë ndarë pikët në ndeshjen e dytë të grupit F në kuadër të Euro 2024.

Të parët që kaluan në epërsi ishin gjeorgjianët me anë të Mikautadze, i cili shënoi nga pika e bardhë.

Kurse, çekët arritën që të mbesin në garë për t’u kualifikuar duke e barazuar rezultatin me anë të Schick në minutën e 59-të të takimit, njofton Klankosova.tv.

Gjeorgjia pati një super shans në fund të takimit për t’i marrë tri pikë të plota, por Chakvetadze i cili ishte përballë portierit, gjuajti mbi portë.

Me këtë barazim, Gjeorgjia e Çekia arritën që t’i marrin pikët e para në Euro 2024, duke i bërë kështu favor Shqipërisë e cila mund të kualifikohet si një nga katër vendet e treta më të mira.

Aktualisht, në tabelën e vendeve të treta më të mira kryeson Austria me tri pikë aq sa ka edhe Sllovakia, pasuar nga Sllovenia me dy e Shqipëria me një.

Ndërsa në vendin e pestë dhe të gjashtë, vende këto që nuk çojnë përpara në Euro 2024, janë Çekia dhe Skocia.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.