Gjeni vendet se ku do të votoni në zgjedhjet lokale NULL NULL 26.07.2017 17:11 26.07.2017 17:11 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar për fillimin e periudhës së ndërrimit të Qendrave të Votimit për Zgjedhjet Lokale, transmeton Klan Kosova. Kjo periudhë ja filluar sot më 26 korrik dhe përfundon më 12 shtator, 2017 ndërsa zgjedhjet lokale do të mbahen më 22 tetor, 2017. 1.SI TA DINI QENDRËN TUAJ TË VOTIMIT? Të gjithë qytetarët me të drejtë vote do të munden nga dita e sotme ta dijnë adresën e saktë të Vendvotimit të tyre fare thjeshtë, përmes ueb faqes së KQZ-së: www.kqz-ks.org. Në ueb faqen e KQZ-së, duke klikuar në linkun Ku do të Votosh? – do të hapet një faqe e re. Mjafton që të shënoni vetëm numrin personal dhe pastaj do të dalë njoftimi me të dhënat tuaja dhe me adresën e saktë të Vendvotimit. Vegza direkte: http://eomp.kqz-ks.org/VCChang… 2.SI TA NDRYSHONI QENDRËN E VOTIMIT BRENDA KOMUNËS? -Gjithashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmes aplikacionit online, që është i vendosur në ueb faqen e KQZ-së, në linkun: Ku do të votosh? – mundëson ndryshimin e Qendrës së Votimit (brenda të njëjtës komunë), duke plotësuar të dhënat e kërkuara. Pasi të dërgohet kërkesa ajo do të shqyrtohet nga shërbimi votues i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. -Qendra e Votimit mund të ndërrohet edhe duke vizituar zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, në komunën në të cilën ju jeni votues, duke plotësuar formularin për ndërrim të Qendrës së Votimit. Për më shumë informacione për këtë periudhë, drejtohuni në vegzën në vijim: http://kqz-ks.org/sq/lajme/Details/337 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024