Lajmet e fundit
Të martën e 1 shtatorit, 14 mijë e 872 nxënës në bankat shkollore të shkollave të Pejës, kanë nisur mësimin.
Siç raporton gazetari korrespodent i Klan Kosova, Valdrin Daci, 1100 prej tyre janë filloristë, të cilët për herë të parë kanë nxënë bankat në shkollat ku janë regjistruar, transmeton Klankosova.tv.
“Ata janë po ashtu, nëse mund të shprehem, ‘gjenerata e pandemisë’. Ata në kohën e pandemisë ose kanë lindur ose kanë qenë foshnje”, u shpreh Daci në emisionin “Ora Shtatë”.