Lajmet e fundit

Ceremonia e diplomimit të 395 kadetëve të gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës pritet të mbahet të premten, më 6 nëntor, në orën 16:00.
Këtë e ka mësuar nga burimet e saj gazetarja e Klan Kosovës, Altiana Zogaj.
Gjenerata e 63-të e Policisë së Kosovës ka nisur trajnimin më 27 prill të këtij viti në Vushtrri.
Fillimisht, ceremonia e diplomimit ishte paraparë të mbahej më 30 tetor, por ajo u shty shkaku i mungesës uniformave.
Ndërkohë, mungesa e furnizimit të rregullt me uniforma mbetet një problem i kahershëm. Sipas nënkolonelit në pension, Refki Morina, kjo ua pamundëson policëve operimin normal.