Gjenerali Clark kujton intervenimin e NATO-s: Ushtarët kanë hyrë të armatosur, por kanë ardhur për paqe NULL NULL 12.06.2019 18:57 12.06.2019 18:57 Ish-komandantin e Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali Wesley Clark, sot ka rrëfyer ngjarjen e 12 qershorit të vitit 1999 kur morën vendimin për intervenimin në luftën e Kosovës. “Më kujtohet kjo ditë, 12 qershori, e cila ka filluar me një telefonatë në orën 01:00 të mëngjesit nga Javier Solana. Ai ka se rusët kanë arritur në Prishtinë dhe më pyeti se çfarë do të bëjmë. Ne dërguam menjëherë KFOR-in”. “Më 12 qershor KFOR-i ka filluar me lëvizje në Kosovë dhe unë kam qenë krenar me forcat. Ata kanë hyrë të armatosur, por kanë ardhur për paqe”. “Në mëngjesin e ardhshëm ne kemi qenë në aeroport në Shkup dhe KFOR-i nuk ka pasë shumë vështirësi falë mënyrës diplomatike të Albright. NATO ka qenë e suksesshme dhe kemi mundësuar kthimin e shqiptarëve në shtëpitë e tyre. E gjithë bota kishte festuar. Jemi krenar me Kosovë”. “Është shënuar një përparim i madh në Kosovë. Sa herë që vij këtu shoh ndërtesa të reja dhe entuziazëm të ri në këtë vend ku para disa vjetësh e ardhmja ka qenë e pasigurt”. “Tani po flas si një ish-gjeneral i pensionuar dhe jam biznesmen kam vizituar shumë vende në mbarë botën”. Clark tha se BE-ja duhet të vazhdojë ëndrrën e saj të madhe të zgjerimit dhe pranimit të vendeve të reja. Ai tha se është i lumtur që NATO tanimë është zgjeruar dhe se ka një rol më të gjerë edhe në përdorimin e forcave. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 15 orë më parë