Gjeneralët bëhen me “kodin” e tyre (VIDEO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjeneralët bëhen me “kodin” e tyre (VIDEO)

NULL NULL
nga Drin Demiri 27/11/2021

Disa ish-udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bashkë edhe me ish-drejtues të institucioneve të sigurisë, e krijuan organizatën joqeveritare “Kodi i Gjeneralëve”.

Kjo organizatë do të angazhohet në aspektin e sigurisë, me analiza e hulumtime të sfidave dhe rreziqeve të sigurisë në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar për t’i prezantuar më pas të gjeturat e tyre, njofton Klankosova.tv

Ajo do të drejtohet nga ish-komandanti i UÇK-së, Agim Çeku, i cili pas luftës drejtoi edhe Trupat Mbrojtëse të Kosovës, për t’u bërë pastaj më 2006 për dy vjet kryeministër.