Gjendja e jashtëzakonshme, për një javë 1 mijë fëmijë vaksinohen kundër fruthit në Brooklyn NULL NULL 22.04.2019 20:45 22.04.2019 20:45 1 mijë fëmijë të cilët janë në epiqendër të fruthit, në Brooklyn, janë vaksionuar me MMR, për një javë, që kur u shpall gjendja e jashtëzakonshme. Kështu ka bërë të ditur sot kryebashkiaku i Brooklyn-it, Bill de Blasio, i cili një javë më parë urdhëroi vaksinimin e detyrueshëm të fëmijëve dhe të të rriturve në të gjitha kodet e kësaj zone të cilat dyshohet se janë prekur nga shpërthimi i fruthit në 329 raste, njofton Klan Kosova. Ai tha se 3,300 fëmijë në Williamsburg – epiqendra e shpërthimit të fruthit- nuk kishin marrë ende vaksinën. Të premten në mëngjes, de Blasio i tha Brian Lehrer se tani pothuajse një e treta e tyre janë pajtuar të kryejnë vaksinimin. Të tjerë, megjithatë, kanë refuzuar, duke i shtyrë zyrtarët e shëndetësisë të mbyllin pesë shkolla dhe të thërrasin tre prindër në gjykatë, ku mund të përballen me një gjobë prej 1,000 dollarësh ose me burg, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 28/03/2024
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 28/03/2024