Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjendja e foshnjës me Covid 19 është stabile, nuk dihet si u infektua

NULL NULL
09.07.2020 23:26

Sot në Kosovë është shënuar rasti i parë që një foshnje e porsalindur ka rezultuar pozitive me Covid-19.

Xhevdet Gojnovci, drejtor i klinikës së Neonatologjisë, ka thënë që foshnja për momentin është në gjendje stabile.

“Foshnja është duke u trajtuar në Klinikën e Neonatologjisë, në kujdesin intensiv dhe për momentin është në gjendje stabile. Ende nuk mund të konstatohet sigurt, nuk dihet rrugët e përhapjes së infeksionit Covid 19 tek foshnja”, ka thënë Gojnovci për Edicionin Special në Klan Kosova.

“Foshnja ka lindur me datë 22 qershor, d.m.th është pranuar para tri ditësh. Meqë i ka dy javë, ndoshta mund të jetë edhe e lindur me Covid 19. Ne në bazë të simptomave që ka shfaqur në pranim (ka pasë temperaturë dhe probleme me frymëmarrje), kemi vendosur të bëjmë testimin”.

Gojnovci ka thënë që është vendosur të bëhen testet edhe për nënën edhe për foshnjën.

“E kemi transferuar foshnjën në Kujdesin Intesiv të Neonatologjisë, ku është një hapësirë e veçantë që e kemi përgatitur dhe tani foshnja është në përmirësim e sipër”.

“Ende nuk dihen rrugët e përhapjes, përmes placentës ose momentin e lindjes sepse është përqindje e vogël që është konfirmuar virusi në gjakun e nënës”, është shprehur ai.

Gojovci ka thënë se qytetarët duhet t’iu përmbahen rregullave pasi sipas tij virusi nuk po kursen edhe foshnjat e sapolindura.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.