Gjendet trupi i dekompozuar i një njeriu në fshatin Shtikë të Kolonjës NULL NULL 07.07.2025 22:26 07.07.2025 22:26 Policia Shqiptare. Foto ilustruese Trupi i dekompozuar i një njeriu është gjetur pasditen e kësaj të hëne në fshatin Shtikë, të Kolonjës, pranë stacionit elektrik. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin e viktimës dhe përcaktimin e shkaqeve të vdekjes. Paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një person të gjinisë mashkullore. Hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Hoxha: Rast që duhet të bëjë kthesë edhe në reformën e Policisë (VIDEO) 07/07/2025
Kosova Hoxha: Kur u konstatua vdekja e tij, qytetari kishte pranga, pres hetim gjithëpërfshirës (VIDEO) 07/07/2025