Gjendet substancë narkotike në Lipjan, policia interviston dhe liron pesë persona NULL NULL 12.07.2018 12:01 12.07.2018 12:01 Pesë meshkuj shqiptarë janë ndaluar nga policia në mbrëmjen e së mërkurës në Lipjan, pasi të njëjtëve iu është gjetur dhe konfiskuar sasi e vogël e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Pesha e substancës nuk është bërë e ditur nga ana e policisë, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit pesë të dyshuarit janë liruar, njofton Klan Kosova. Rasti sipas raportit të Policisë së Kosovës, është duke u hetuar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 14 orë më parë