Gjendet pa shenja jete një person në Vushtrri, rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë NULL NULL 28.03.2023 15:52 28.03.2023 15:52 Një person është gjetur pa shenja jete në Vërnicë të Vushtrrisë sot rreth orës 11:00. Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Avni Zahiti, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë. “Trupi i pajetë deri me tani i paidentifikuar është i gjinisë mashkullore i moshës së shtyrë”. “Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për identifikimin dhe zbardhjen e rrethanave të rastit. Me urdhër prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, ka thënë Zahiti.