Gjendet pa shenja jete një person në Pejë NULL NULL 12.09.2019 08:45 12.09.2019 08:45 Një person është gjetur pa shenja jete dje rreth orës 16:30 në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë. Këtë e bënë të ditur nga Policia e Kosovës më saktësisht Drejtoria Rajonale e Pejës, ku thanë se në vendin e ngjarjes me njëherë kanë dalë njësitet policore, aty kanë takuar dëshmitarët (nënën dhe dajën e viktimës) dhe viktimën të shtrirë në dhomë. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, G.M. i lindur me 1978 m/k/sh, i cili kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Në koordinim të plotë me Prokurorin e shtetit, rasti është cilësuar si ‘Hetim i vdekjes’ dhe do të zhvillohen hetime intenzive për të sqaruar të gjitha rrethanat rreth këtij rasti. Me urdhër të Prokurorit, trupi i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024