Gjendet pa shenja jete 55 vjeçari në Mramor, policia jep detaje për rastin - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjendet pa shenja jete 55 vjeçari në Mramor, policia jep detaje për rastin

NULL NULL
19/03/2018

Një person i moshës 55 vjeçare është gjetur pa shenja jete në fshatin Mramor të komunës së Prishtinës.

Rastin e ka konfirmuar për klanksoova.tv, Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se trupi është gjetur rreth orës 8.00 të mëngjesit ku vdekjen e  të cilit e ka konstatuar  ekipi mjekësor në vendngjarje.

Sipas policisë viktima është identifikuar me inicialet I.G dhe rasti është duke u trajtuar si vdekje e dyshimtë, njofton Klan Kosova.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.