Gjendet një botim i rrallë i Shekspirit në Spanjë, që daton nga vitit 1634 NULL NULL 19.09.2020 15:12 19.09.2020 15:12 Një botim i rrallë i librit të fundit të Shekspirit është gjetur në një kolegj katolik skocez në Spanjë, ky vëllim llogaritet të datojë nga viti 1634, dhe mund të jetë vepra më e vjetër e Shekspirit në vend. “Dy familjarët fisnikë”, të shkruar nga Shekspiri me Jon Fletcher u gjet nga një studiues që hetonte punën e ekonomistit skocez Adam Smith, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova Dr John Stone, nga Universiteti i Barcelonës, tha se ai e gjeti atë në mesin e librave të vjetër në bibliotekën e Real Colegio de Escoceses, i cili është në Salamanca. Rektori i kolegjit skocez At Tom Kilbride, tha se janë krenar që një vepër kaq e rëndësishme ishte zbuluar në bibliotekën e tyre. “Vepra thotë shumë për nivelin e arsimit që priftërinjtë praktikantë merrnin që nga themelimi i kolegjit në Madrid në vitin 1627,një arsim cilësor ku kultura e asaj periudhe luante një rol të rëndësishëm në atë kohë kishte një interesim të madh në Spanjë për kulturën angleze”, tha ai. Në shekullin e 17-të, seminari i letërsisë anglezë në Madrid ishte një burim i rëndësishëmkulturor për intelektualët spanjollë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 14 orë më parë