Gjendet i vdekur një person në stacionin e trenit në veri të Mitrovicës NULL NULL 12.03.2023 08:40 12.03.2023 08:40 Një person është gjetur i vdekur të shtunën në stacionin e trenit në veri të Mitrovicës. Sipas policisë, identiteti i viktimës nuk dihet, pasi nuk posedonte me vete asnjë dokument identifikues. ” Në Stacionin e trenit, është gjetur pa shenja jete një person. Në vendin e ngjarjes kane dalur njësitet përkatëse, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Identiteti i viktimës ende nuk dihet, pasi nuk posedonte asnjë dokument identifikues me vete”, thuhet në njoftimin e policisë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
Kosova Nuk ka informacione që ndonjë shqiptar mund të ketë pësuar nga tërmeti në Turqi (VIDEO) 06/02/2023