Gjendet i vdekur 60-vjeçari në Mamurras në një depo uji, dyshohet se ka rënë aksidentalisht NULL NULL 25.06.2025 13:29 25.06.2025 13:29 Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Zhejë të Mamurrasit së Shqipërisë. Rreth orës 10:00 të paradites së kësaj të mërkure, është gjetur trupi i pa jetë i një 60-vjeçari, në një depo uji e cila ishte në ndërtim. Nga informacionet e deri tanishme dyshohet se 60-vjeçari ka rënë aksidentalisht në sipërfaqen e depors, e cila ishte pa ujë. “Rreth orës 10:00, në sipërfaqen e një depoje (pa ujë, aktualisht në ndërtim), në fshatin Zheje, Mamurras, është konstatuar nga punonjësit, trupi i pajetë i shtetasit M. K., rreth 60 vjeç. Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje dhe kanë nxjerrë trupin, i cili është transportuar në IML, për ekzamimin”. “Nga hetimet e deritanishme dyshohet se shtetasi M. K. ka rënë aksidentalisht në sipërfaqen e depos. Grupi hetimor po punon në drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia, sipas ABCNews.al, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haradinaj: Mendoj që një pjesë e mirë e deputetëve janë narko-konsumues (VIDEO) 15 minuta më parë