Gjendet i vdekur 14 vjeçari, para 10 vjetësh iu mbyt edhe vëllai në lumin e Semanit (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjendet i vdekur 14 vjeçari, para 10 vjetësh iu mbyt edhe vëllai në lumin e Semanit (VIDEO)

NULL NULL
11/08/2022

Është gjetur trupi i pajetë i 14 vjeçarit që ishte zhdukur gjatë ditës së djeshme në lumin e Semanit.

Fillimisht policia i ka gjetur rrobat e viktimës, derisa më pas kanë arritur që ta gjejnë edhe trupin e pajetë.

Nga mediat u raportua se 14 vjeçari kishte shkuar për të peshkuar.

Fqinjët e tij kanë treguar se kjo nuk është e para fatkeqësi për familjen, pasi 10 vite më parë i është mbytur edhe një tjetër djalë në të njëjtin vend.

Njoftimi i policisë

Fier

Në vijim të informacionit paraprak të ditës së djeshme, për një 14-vjeçar që ishte futur për tu larë në lumin Seman, ju bëjmë me dije se pas kërkimeve nga shërbimet e Stacionit të Policisë Roskovec dhe polumbarët e RENEA-s, sot rreth orës 10:40, u bë e mundur gjetja e trupit të fëmijës së mbytur, shtetasit E. S., 14 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.