Gjendet i pajetë një shtetas sirian në Durrës NULL NULL 02.06.2020 09:54 02.06.2020 09:54 Një shtetas sirian, rreth 20 vjeç, është gjetur i pajetë mëngjesin e së martës në qytetin e Durrësit. Policia ka bërë të ditur se viktima është gjetur pranë ish-hotel “Vollgës”, në lagjen numër 1 të Durrësit. Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se viktima dyshohet të jetë hedhur nga kati i tretë i objektit ku ishte strehuar për të fjetur./A2/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.