Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjendet granatë dore në Rahovec, largohet në mënyrë të sigurt nga FSK-ja

NULL NULL
10.07.2025 09:01

Një mjet i dyshuar i pashpërthyer është gjetur të mërkurën pasdite në oborrin e një shtëpie në rrugën “Bejtullah Haxhiu” në Rahovec.

Sipas raportit policor, rreth orës 18:00, një burrë ka njoftuar autoritetet se gjatë punimeve me ekskavator ka hasur në një mjet të dyshimtë, që më pas është identifikuar si granatë dore e tipit A-6.

Njësitë policore kanë siguruar perimetrin e rrezikut, ndërsa njësia për deminim e FSK-së ka tërhequr granatën në mënyrë të kontrolluar dhe të sigurt./Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.