Gjendet e vdekur një grua nga përmbytjet në Angli NULL NULL 08.11.2019 18:20 08.11.2019 18:20 Një grua gjendet e vdekur në ujë pas përmbytjeve të mëdha që goditën Anglinë brenda 24 orëve të fundit, transmeton Klan Kosova. Policia tha që trupi i gruas ishte gjetur afër lumit Derwent afër qytetit Darley Dale në Derbyshire. “Gruaja u raportua se ishte humbur nga uji në Rowsley dhe trupi i asaj që besohet se ishte e njëjta grua u gjet në Darley Dale,” tha policia në një deklaratë. Më shumë se 100 paralajmërime për përmbytjet janë vendosur në të gjithë Anglinë. Agjencia e Mjedisit (EA) u ka kërkuar njerëzve që t’i marrin seriozisht. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Lavrov i Rusisë takohet me Araghchin e Iranit, flasin për programin bërthamor të Teheranit 31 minuta më parë