Gjendet e vdekur një grua në autostradën “Arbën Xhaferi” NULL NULL 21.02.2024 22:36 21.02.2024 22:36 Shiriti i policisë, foto ilustrim Një grua është gjetur pa shenja jete në autostradën “Arbën Xhaferi” në drejtimin Ferizaj-Prishtinë. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi. “Sot rreth orës 20:00, në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ drejtimi Ferizaj-Prishtinë km i 24-të, patrulla policore e autostradës, ka vërejtur një person të shtrirë në rrugë (shiritin emergjent)”, u shpreh Krasniqi. “Policia ka njoftuar emergjencën, mjeku kujdestar ka konfirmuar se personi femër, shtetase e huaj është pa shenja jete. Në vend- ngjarje kanë dalë njësitet relevante për trajtimin e rastit, po ashtu ka dalë edhe prokurori. Më urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet ne IML për obduksion”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sadiku: Nëse suspendohemi nga Procesi i Berlinit, i bëjmë favor Serbisë (VIDEO) 20 orë më parë
Kosova Musliu: Ka ardhur me kauzat e tij të rrejshme, çdo gjë që e ka folur, ka rrejtë (VIDEO) 23 orë më parë
Kosova NATO s’pranon që ta marrë përsipër hapjen e Urës së Ibrit: Adresa është në Bruksel 23 orë më parë