Gjendet e vdekur një 76-vjeçare në Prishtinë, po jetonte e vetme NULL NULL 05/08/2022 05/08/2022 Një grua e moshës 76-vjeçare është gjetur e vdekur në banesën e saj në Prishtinë. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, i cili ka treguar se e ndjera ishte duke jetuar e vetme. “Në ora 13:33, të enjten, policia është njoftuar se në lagjen Dardania Prishtinë, në një banesë, mund të jetë një trup i pajetë. Njësitet e policisë janë angazhuar në atë lokacion. Në një banesë është hasur pa shenja jete një grua (viti i lindjes 1946), e cila jetonte e vetme”, është shprehur ai. Në vendngjarje përveç policisë ka dalë edhe ekipi mjekësor emergjent. “Rasti është duke u trajtuar në koordinim me prokurorinë”.