Gjendet e vdekur një 57 vjeçare në Ferizaj

Gjendet e vdekur një 57 vjeçare në Ferizaj

NULL NULL
1 month më parë

Një grua 57 vjeçare është gjetur e vdekur në rrugën ” Dëshmorët e Kombit” afër xhamisë në Ferizaj.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga drejtori rajonal i policisë në Ferizaj Basri Shabani.

Shabani tha se tek viktima nuk vërehen shenja të dhunës apo dëmtime.

“Mund të konfirmojmë që një person i gjinisë femërore është gjetur në qytet, në afërsi të xhamisë, pa shenja jete, është e lindur në vitin 1964. Njësitë përkatëse janë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe emergjenca”.

“Nuk vërehen shenja të dhunës apo dëmtime në trup. Sipas mjekut vdekja mund të ketë qenë e natyrshme”.