10:40, 11 Shtator 2019

Një 32-vjeçare është gjetur mëngjesin e sotëm e mbytur në lumin e Bulqizës.

Trupi i pajetë u gjet në fshatin Zall, në vendin e quajtur “Ura e Qytetit”.

Sipas informacioneve të komunikuara nga policia, në trupin e viktimës me iniciale M. F., nuk janë konstatuar dëmtime apo shenja dhune.

Paraprakisht, dyshohet se mbytja është aksidentale, por po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./lapsi

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë