Gjendet aparati fotografik i humbur në det, kishte ruajtur gjithçka (FOTO) NULL NULL 29.03.2018 12:58 29.03.2018 12:58 Në një tregim të jashtëzakonshëm të fatit dhe rastësisë, një aparat fotografik i cili kishte humbur në det është gjetur pas më shumë se dy vitesh dhe i është kthyer pronarit të saj, transmeton Klan Kosova. Aparati është gjetur në një plazh në Tajvan i mbuluar me alga të detit, por përkundër se ka qëndruar gjatë në ujë ende është funksional. Atë e gjetën një grup fëmijësh bashkë me mësuesit e tyre, të cilët vendosën të provonin të gjurmonin pronarin duke shpërndarë fotografinë e aparatit në rrjetin social “Facebook”. Pas vetëm një dite pronarja u gjet. “Nuk mund ta besoja këtë”, tha Serina Tsubakihara për BBC. “Isha super befasuar kur shokët e mi më treguan për këtë dhe më dërguan postimin me këto foto.” Kjo është fotografia e nxjerrë nga aparati *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.