Gjendet 11 vjeçari shqiptar i bllokuar në kampet e ISIS NULL NULL 18.10.2019 08:21 18.10.2019 08:21 Në emisionin investigativ italian Le Iene në puntatën e fundit erdhi historia e trishtë e Alvin, një fëmije shqiptar i lindur dhe rritur në Itali i cili u rrëmbye nga e ëma 5 vjet më parë dhe iu bashkua Shtetit Islamik në Siri. Djali i vogël u gjet gjallë në një kamp të burgosurisht në pjesën kurde të Sirisë ku jetonin fëmijët dhe gratë e luftëtarëve të ISIS. Falë ndihmës së gazetarit Luigi Pelazza, babai me mbiemrin Berisha arriti më në fund të përqafonte djalin e tij. Por ka një pengesë të madhe, edhe pse djali ka lindur dhe jetuar në Itali ka nënshtetësi shqiptare dhe për këtë arsye duhet prania e një diplomati të qeverisë shqiptare për ta tërhequr nga burg në qiell të hapur, të cilit tani i kanoset dhe një rrezik i ri që është bombardimi nga forcat turke. Në linkun e mëposhtëm gjeni investigimin e plotë./top channel/ https://www.iene.mediaset.it/video/isis-alvin-figlio-siria-campo-prigioni_544251.shtml *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haxhiu, studentëve të UP-së: Faleminderit që po e vendosni Kosovën në hartat e suksesit 4 minuta më parë
Kosova Inspektorati i Arsimit merr në duar jashtëligjshëm kompetencat e DKA-së në Gjilan, anulon konkurset për mësimdhënës (VIDEO) 6 minuta më parë