Gjenden mbetje mortore të një personi, dyshohet se i takojnë luftës së fundit në Kosovë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjenden mbetje mortore të një personi, dyshohet se i takojnë luftës së fundit në Kosovë

NULL NULL
nga Albert Bajrami 22.05.2023 17:00
Bageri

Janë gjetur mbetje mortore të një personi në varrezat e lagjes “Mati 1” në Prishtinë.

Dyshohet se këto mbetje i takojnë luftës së fundit në Kosovë.

Kështu ka konfirmuar për Klankosova.tv Kushtrim Gara, nga Komisioni Qeveritare për Persona të Pagjetur.

“Jemi duke i zhvilluar gërmimet në varrezat e Matiçanit. Kemi hasur në mbetjet mortore të një personi që dyshohet se i takojnë luftës së fundit në Kosovë. Gërmimet po i zhvillojmë me kujdes për shkak të varrezave”, tha Gara për Klankosova.tv

“Do të bëhen analizat e AND-së për të parë në këto mbetje janë të luftës së fundit. Jemi në kërkim edhe të personit të dytë që dyshohet se gjendet aty. Gërmimet do të vazhdojnë ditëve në vazhdim”, tha ai.

Gërmime në këtë lokacion ishin zhvilluar edhe para disa ditësh.

Kërkime për mbetjet mortore do të bëhen edhe në lokacione të tjera./ Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iO