Gjenden gurë nga antikiteti në Malishevë me mbikshkrimin “M.Aurel”, banorët i lidhin me perandorin (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Bellagoshi 14.03.2023 20:33 nga Qendresa Bellagoshi 14.03.2023 20:33 Azem Vrenezi, banor i fshatit Marali të Malishevës, beson që në murin që gjendet në oborrin e tij janë disa gurë që i takojnë antikitetit. Madje sipas tij ata janë bartur nga një lokalitet ku ka ekzistuar një kishë, derisa disa shenja që gjenden në gurë i lidhë me Ilirët. Por në një prej tyre është edhe një mbishkrim “M.Aurel”, që banori nuk përjashton që mund të ndërlidhet me perandorin Mark Aurel, njofton Klan Kosova. Diçka e tillë në Insititutin Arkeologjik u tha se nuk mund të konfirmohet pa u kryer hulumtimet ekzakte. Megjithatë, gurët besohet t’i takojnë antikitetit. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.