Gjenden eshtrat e vajzës pas 33 vitesh NULL NULL 27.05.2015 16:15 27.05.2015 16:15 Në Kaliforninë veriore janë gjendur disa eshtra të cilët janë identifikuar se i takojnë vajzës që është zhdukur 33 vite më parë. Policia e ka rihapur rastin dukë thënë se eshtrat e gjetur i takojnë 21 vjeçares, Elisabeth Martinsson. Martinsson e cila ishte në studime ishte shpallur e humbur në janarin e vitit 1982. Vajza ishte zhdukur pasi kishte dalur për të blerë një palë çizme në afërsi të shtëpisë së saj dhe nuk ishte parë më. 10 ditë më vonë, u arrestuan dy persona për këtë rast pasi ata u panë duke e vozitur veturën e vajzës së zhdukur. Por, gjykata vendosi që të dënohen vetëm për vjedhjen e makinës e jo edhe për zhdukjen e Martinsson, transmeton Klan Kosova. Eshtrat e Martinsson do të dërgohen tek familjarët e saj ndërsa rasti mbetet i hapur. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lifestyle Ekspertët thonë se gratë duhet të flasin me burrin për atë që ndodh në dhomën e gjumit 26/06/2025