Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjenden dhe asgjësohen rreth 20 mijë fidanë dhe bimë narkotike në Shkodër

NULL NULL
12.06.2025 10:48
Foto nga Policia e Shtetit

Policia në Shqipëri në rajonin e Shkodrës ka gjetur dhe asgjësuar 19 mijë e 739 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa.

Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, bazuar dhe në inteligjencën policore, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, kanë gjetur të kultivuara dhe kanë asgjësuar 1094 fidanë dhe 18mijë e 645 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa, konkretisht:

-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në territorin e njësive administrative Shalë, Pult, Postribë dhe Gur i Zi, dhe asgjësuan 201 fidanë dhe 651 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa. Në vijim të veprimeve për këto raste, nisi procedimi në gjendje të lirë, për kryetarin e fshatit Kir, shtetasin S. H., për shpërdorim detyre, dhe për rojën e mjedisit, shtetasin L. A., për shpërdorim detyre dhe për moskallëzim krimi;

-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën në territorin e njësive administrative Shllak dhe Temal, dhe asgjësuan 893 fidanë dhe 16 700 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa;

-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë gjetën në territorin e njësisë administrative Qerret dhe asgjësuan 1050 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa;

-Shërbimet e Stacionit të Policisë Fushë Arrëz gjetën në territorin e njësisë administrative Iball dhe asgjësuan 174 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa;

-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën në territorin e njësisë administrative Shkrel dhe asgjësuan 70 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa.

Policia po ashtu ka bërë të ditur se po vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të këtyre rasteve të kultivimit të lëndëve narkotike në qarkun e Shkodrës. /klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.