Gjenden 95 emigrantë të vdekur në Libi - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjenden 95 emigrantë të vdekur në Libi

NULL NULL
05/10/2015

Trupat e pajetë e të paktën 95 personave janë gjetur në Libi, në afërsi të qytetit bregdetar Sabartha, një nga zonat kryesore nga ku nisen anijet me emigrantë në drejtim të Italisë.

Autoritetet libiane kanë njoftuar se shumica e viktimave janë nga vende të tjera afrikane dhe kanë pasur si synim të nisen drejt Italisë.

Mijëra emigrantë, në kërkim të një jete më të mirë në Europë, nisen thuajse çdo ditë nga brigjet e Libisë duke synuar Italinë dhe më pas Europën Qendrore.

Organizata Ndërkombëtare për Migrim thotë se më shumë se 2600 emigrantë kanë mbetur të vdekur vetëm në vitin 2015 deri tani në Mesdhe.

Kontrabandistët sipas TCH, kanë shfrytëzuar trazirat e brendshme të Libisë për të transportuar mijëra emigrantë të dëshpëruar.