Gjenden 44 trupa të varrosura në një pus në Meksikë NULL NULL 16.09.2019 10:05 16.09.2019 10:05 Autoritetet në Meksikë kanë identifikuar të paktën 44 trupa që u zbuluan në mbi 100 qese të zeza që u gjetën në fillim të këtij muaji të varrosura në një pus në pjesën perëndimore të vendit. Eshtrat u zbuluan më 3 shtator pasi banorët u ankuan për erë të rëndë. Fillimisht, zyrtarët thanë se ata ishin në gjendje të identifikonin të paktën 37 njerëz, por numri më pas shkoi në 44. Pjesa më e madhe e kufomave ishin prerë, kështu që hetuesit duhej të bashkonin pjesë të ndryshme që mënyrë që të identifikonin si duhet, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vuçiq s'e komenton as sot pranimin e Kosovës në Këshillin Evropian: Flas nesër 1 minutë më parë