Gjenden 11 alpinistë të vdekur nga shpërthimi i vullkanit në Indonezi NULL NULL 04.12.2023 08:27 04.12.2023 08:27 Njëmbëdhjetë alpinistë janë gjetur të vdekur pranë kraterit të vullkanit Marapi të Indonezisë pasi shpërtheu gjatë fundjavës, thonë ekipet e shpëtimit. Tre persona u shpëtuan të hënën. Kërkimet për 12 të tjerë të zhdukur janë pezulluar për shkak të një shpërthimi të vogël. Ishin 75 alpinistë në zonë në kohën e shpërthimit, por shumica u evakuuan në mënyrë të sigurt, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Mali Marapi, një nga 127 vullkanet aktive të Indonezisë, hodhi hirin deri në 3 kilometra në ajër të dielën. Autoritetet kanë vendosur nivelin e dytë më të lartë të alarmit dhe kanë ndaluar banorët të shkojnë brenda 3 kilometrash nga krateri. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Pacolli: Vuçeviq me diskursin e fundit ndaj Kosovës, jep shpresë për përmirësimin e atmosferës në dialog 08/10/2024
Kosova Ministrat shqiptarë nuk e presin kryeministrin e Serbisë në Shkup, Ratkoceri: Për konsum të brendshëm 08/10/2024