16:15, 5 Korrik 2019

Një gjel me emrin Moris nga ishulli i Oléron në Francë është hedhur në gjyq nga disa komshinj të tij.

Ky çift në pension ka një shtëpi pushimi në këtë ishull, ata pretendojnë se kënga e gjelit ua ka prishur gjumin çdo herë.

Për këtë arsye ata vendosën në gjyq gjelin, por në në seancën gjyqësore të mbajtur në qytezën perëndimore Roshfort, nuk ishin të pranishëm as akuzuesit dhe as Morisi.

Por, fansat e gjelit të famshëm, u mblodhën para gjykatës e mes tyre edhe një pulë e quajtur Pompadur dhe një gjel gjigant i quajtur Zhan Rene.

Rasti ka tërhequr vëmendje jo vetëm sepse gjeli është një nga emblemat kombëtare të Francës, por edhe sepse padia është parë nga shumëkush si një sulm mbi jetën e fshatit.

Konkurs Pune

Lexo më shumë