10:09, 23 Gusht 2019

Kryetari i Parlamentit në Zelandën e Re, Trevor Malldar, është parë në një gjest jo të zakonshëm gjatë një seance.

Malldar sipas pamjeve, ushqeu foshnjën një muajshe të deputetit Tāmati Coffey, ndërsa dhe kryesonte një debat parlamentar, transmeton Klan Kosova.

Me një shishe tek e ushqente dhe me një disponim normal, Malldar është pjesë e videos e cila po merr dhenë në rrjetet sociale.

Kjo nuk është hera e parë që në Parlamentin e Zelandës së Re ka pasur prezente foshnje, njofton Klan Kosova.

Konkurs Pune

Lexo më shumë