Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjatë javës së kaluar në rajonin e Prishtinës janë sekuestruar pesë armë zjarri

NULL NULL
28.10.2024 10:52
Foto ilustruese.
Foto ilustruese: Policia e Kosovës

Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës , gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar 306 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 88 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca e verifikime.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se gjatë periudhës së njëjtë, janë sekuestruar pesë armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

“Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore,  personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa”.

“Ndërkohë që aktivitete policore janë shtrirë  edhe në segmente të tjera të sigurisë.  Gjatë periudhës së njëjtë, janë sekuestruar 5 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm. Ndërkaq aktivitetet policore  në sferën e sigurisë në trafikun rrugor”.

“Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 4288 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor”, thuhet tutje në njoftim.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.