Gjatë 2022-ës, Rusia e rriti eksportin - Ukraina e uli - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjatë 2022-ës, Rusia e rriti eksportin – Ukraina e uli

NULL NULL
24.02.2023 22:37
gruri

Tregtia globale u rrit më shumë se sa pritej vitin e kaluar, pavarësisht trazirave të shkaktuara nga pushtimi rus i Ukrainës, me vendet që iu desh të ndërronin furnizuesit ose prodhuesit veçanërisht të goditura, tha Organizata Botërore e Tregtisë (OBT).

Eksportet e Ukrainës ranë me 30 për qind vitin e kaluar, tregoi raporti, ndërsa eksportet ruse u rritën me 15.6 për qind në të njëjtën periudhë për shkak të çmimeve më të larta të karburanteve, plehrave dhe drithërave.

Raporti thotë se vëllimi i përgjithshëm i eksporteve ruse “mund të bjerë pak”.

Sanksionet perëndimore kundër Rusisë për shkak të pushtimit të saj në Ukrainë çuan në një ulje të eksporteve ruse në Britaninë e Madhe dhe SHBA dhe një rritje të eksporteve në Kinë dhe Indi.

Organizata Botërore e Tregtisë ka parashikuar rritje prej vetëm tre për qind në vitin 2022, pasi konflikti ka shkaktuar ndërprerje të mëdha në eksporte, duke përfshirë dërgesat e grurit dhe karburantit.

Megjithatë, kryeekonomisti i OBT-së, Ralph Ossa, duke paraqitur analizën më të fundit të ndikimit të luftës në tregti, tha se tregtia globale po “mbahej mirë”.

“Parashikimet më të këqija nga fillimi i luftës nuk u realizuan”, tha Ossa.

Ossa shtoi se tregtia globale është elastike sepse anëtarët e OBT-së kanë treguar përmbajtje në përdorimin e kufizimeve të eksportit.

“Një pjesë e shpjegimit [për ndikimin e kufizuar] është se sistemi botëror i tregtisë ka mbetur i hapur”.

Disa vende që më parë mbështeteshin në importet nga Ukraina kanë kaluar nga një produkt ushqimor në tjetrin, siç është kalimi nga gruri në oriz, thuhet në raport.

Të tjerë kanë gjetur furnizues alternativë, si Egjipti, i cili ka filluar të importojë grurë nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja, në vend të Ukrainës.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.