Gjashtë viktima dhe 501 raste pozitive me COVID në Shqipëri, gjatë 24 orëve të fundit

Gjashtë viktima dhe 501 raste pozitive me COVID në Shqipëri, gjatë 24 orëve të fundit

NULL NULL
1 week më parë

Gjashtë qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri ndërkaq pozitivë kanë rezultuar 501 të tjerë, nga 3 mijë e 42 testime të bëra.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë, e cila tregoi se një 57 vjeçar ka humbur jetën nga Gjirokastra, dy qytetarë nga Vlora, një 67 vjeçar nga  Kukësi,  një 75 vjeçare nga Saranda dhe një 79 vjeçar nga Tirana.

Ndërkaq rastet pozitive janë nga këto qytete: 218 në Tiranë, 27 në Shkodër, Fier, 20 në Elbasan, 17 në Krujë, 15 në Kamëz, Vlorë, 14 në Durrës, 13 në Lushnje, 10 Sarandë, 9 në Kukës, 8 në Korçë, 7 në Patos, 6 në Tropojë, Vorë, Kuçovë, 5 në Dimal, 4 në Bulqizë, Selenicë, Himarë, Gjirokastër, Kolonjë, Skrapar, Gramsh, 3 në Vau i Dejës, Lezhë, Kurbin, Dibër, Rroskovec, Mallakastër, Konispol, Tepelenë, Pogradec, Poliçan, Peqin, 2 në Malësi e Madhe, Mirditë, Kavajë, Maliq, Berat, 1 në Pukë, Has, Shijak, Përmet, Këlcyrë, Devoll, Librazhd.

Aktualisht janë 6 mijë e 872 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Trajtim mjekësor po marrin 160 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 575 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 166 mijë e nëntë që nga fillimi i epidemisë.

Që prej fillimit të pandemisë janë kryer 1,243,246 testime, ndërsa kanë rezultuar 175 mijë e 664 qytetarë pozitivë/ TCh